Jetë/stil

Kanye West ndahet nga e dashura, kërkon publikisht rikthimin me Kim

Kanye West dhe e dashura e tij e përfolur, Vinetria, janë ndarë pas një lidhjeje disa mujore.

Reperi 44-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare i kanë dhënë fund rrugëtimit të tyre romantik që zgjati shumë pak. Ndarja thuhet se vjen nga fakti që reperi i kërkoi publikisht Kim Kardashian që të riktheheshin bashkë sërish.

Mirëpo, Kim duket se nuk dëshiron t’i japë një tjetër mundësi babait të fëmijëve të saj pasi është shprehur se asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të jetë në gjendje të riparojë martesën e saj me reperin. Tani ajo ka nisur një lidhje me Pete Davidson.

Marrëdhënia e Kanye me Vinetria u raportua për herë të parë në nëntor.

Të dy u panë së bashku në Minneapolis gjatë një ndeshjeje basketbolli. Kanye, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye, nuk e ndjek më Vinetria në “Instagram”.

Pas ndarjes me Kim, reperi u lidh dhe me Irina Shayk, por dhe ky raport zgjati shumë pak.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top