Kantautori i njohur Italian, Gigi D’Alessio do të bëhet baba për herë të pestë, pasi partnerja e tij 26-vjeçare është në pritje të ëmbël.

Lajmi u bë i ditur për herë të parë nga revista “Chi”.
Ajo publikoi disa foto ekskluzive të çiftit në një jaht, gjatë kohës që këngëtari i përkëdhelte barkun e rrumbullakosur partneres së tij.
Për Denise Esposito ky do të jetë fëmija i parë që do t’i japë titullin “nënë”.
54-vjeçari ka bërë çmos që ta mbajë të fshehtë pritjen e ëmbël në muajt e parë dhe po ashtu, edhe historinë e dashurisë.
Por, tashmë ata janë një çift i konsoliduar dhe pritet që foshnja e tyre të vijë në jetë gjatë muajve të vjeshtës.


