Pas ndarjes së bujshme, Kim Kardashian dhe Kanye West, duket se po ribashkohen.

Thashethemet nisën kur Kim doli në shfaqjen e albumit të reperit në Çikago me fustan nusërie.
Madje, burimet thanë se ata u larguan të kapur për dore nga shfaqja. Por, askujt nuk ia merrte mendja se arsyeja e ribashkimit mund të ishte Drake, reveri konkurrent i Kanye.
Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për “Page Six”, se reperi po organizon shfaqje të tilla, për të rritur shitjet e albumit “Donda”, më shumë se ato të albumit të Drake.
West dhe Drake, i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë, “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të publikohet më 3 shtator.
Megjithatë, ende nuk dihet e vërteta. Së fundmi, gazeta britanike “The Sun”, shkruante se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti.
