Kronikë

‘Kanabis, euro, makina, celular’, policia prangos një 39-vjeçar

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëhite van”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. B., 39 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top