Bota

“Kamuflohej” si mirëmbajtës varrezash, Policia italiane aksion blic në Katania, sekuestrohen 70 kg drogë, në pranga 2 persona

Një sasi prej 70 kilogramësh kanabisi dhe kokaine është zbuluar nga Policia gjatë një kontrolli në varrezat e Katanias.

Si pasojë 2 persona kanë përfunduar në pranga, një 55-vjeçar i cili punonte si kujdestar i varrezave dhe një tjetër 43-vjeç.

Sipas autoriteteve 21 kg prej sasive të gjetura ishin fshehur në një varr të zbrazët, rreth tre metra të lartë.

20 kg të tjera janë gjetur brenda një magazine. Gjithashtu policia ka gjetur 300 gram kokainë. Policia prej kohësh kishte në monitorim dy burrat, pasi shikonte lëvizje të dyshimta të tyre, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top