Kronikë

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i plagosur një person. 

Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë fshatit Pajovë në aksin Peqin-Elbasan.

Drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital pa rrezik për jetën. Dyshohet se drejtuesi nga përgjumja ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top