Ditën e djeshme, Marina Vjollca konfirmoi lajmin e shtatzënisë së saj.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke e pranuar publikisht se është shtatzënë.
Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa poza shumë të veçanta ku dukej barku i rrumbullakosur.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj.
Por, a e dini cili është personi më i lumtur për ardhjen në jetë të bebushit të Marinës dhe Getit? Sigurisht që teze Luana.
Ajo shpërndau në InstaStory foton e motrës së saj me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi krahas postimit “Mezi pres ta takoj”.

https://www.instagram.com/p/CS7Le5ZoZAM/?utm_source=ig_web
