Justin Bieber ka nisur pushimet së bashku me bashkëshorten e tij. Çifti duket se ka zgjedhur bregdetin e bukur të Greqisë për të kaluar pushimet verore dhe mesa është deklaruar në media, nuk po kursehen aspak.

Mediat greke raportojnë se ai fillimisht ai vizitoi ishullin e Milos e tani duket se është zhvendosur në Paros me një jaht për të cilin paguan qira, 250 mijë euro në javë.
Në ishullin Milos këngëtari dhe bashkëshortja e tij paguanin 1400 euro në natë në suitën luksoze të një hoteli të shtrenjtë.
Këngëtari zgjodhi të darkojë aty në një ndër restorantet më të shtrenjta së bashku me gruan e tij, në ‘strehën’ e preferuar të Monica Bellucit, “Barbarossa”.



