Rajoni

Ju gjetë drogë në Range Roverin e saj, arrestohet modelja e njohur greke

Modelja e njohur greke Afroditi Barba është vënë në pranga për shkak se në Range Roverin e saj i është gjetur 35 gramë kokainë në një kuti.

Sipas mediave greke droga ishte ndarë në 35 pako najloni, duke bërë që policia të besojë se pretendimi i saj se ishte për përdorim personal ishte i pajustifikuar.

Arrestimi

Modelja është arrestuar teksa po hypte në Range Roverin e saj kur policët e DI.AS e ndaluan për një kontroll në Lambraki.

Ajo ndaloi automjetin dhe doli.

Më pas ekipi i DI.AS zbuloi nën sedilje kokainën.

 Ajo u prangos dhe u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.

Po kush është modelja e arrestuar?

Afroditi Barba njihet për pjesamrrjen e saj në konkursin Playmate 2011, ku fitoi titullin “Miss Playboy”, por më vonë ndërpreu karrierën e saj për shkak të shtatzënisë.

Sapo fëmija e saj u rrit ajo filloi sërish modelingun.

Siç ka rrëfyer ajo vetë babai i vajzës së saj është një sheik.

 Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk shkoi mirë sepse ai e keqtrajtonte, sipas asaj që është rrëfyer në emisionet televizive.

“Nuk isha i lumtur. Grindeshim gjithmonë. Ai zhdukej për ditë me radhë dhe unë isha e vetme me një fëmijë. Ai më bëri të mos ndihesha më grua, nuk interesohej për mua apo fëmijën’ rrëfente modelja pas ndarjes nga sheiku.

Image
Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top