Sport

Jorginho-Sterling, një finale brenda finales, në valle është edhe “Topi i Artë”, kush fiton bën “dopjetë”

Jorginho apo Sterling? Cili prej tyre do të fitojë “Topin e Artë” apo Best FIFA? Kjo është një dilemë që pritet të marrë një përgjigje pas finales së madhe të 11 korrikut. 

Më shumë mundësi fituesi i Evropianit do të përcaktojë edhe fituesin e trofeut më të rëndësishëm në rang individual. Më e vështirë duket për dy latinët, Messi dhe Neymar, të dy kundër njëri-tjetrit në finalen e Kupës së Amerikës por në rang klubesh mbyllën një sezon jo pozitiv.

Pse Jorginho?

Për herë të fundit që një mesfushorë qendre fitonte “Topin e Artë” daton në vitin e largët 1996, Sammer fitoi evropianin me Gjermaninë dhe më pas “Topin e Artë”, në këtë pikë Jorginho nuk është i avantazhuar, shpesh për këtë trofe preferohen sulmuesit, teknikisht Messi nuk ka të krahasuar më askënd, por Jorginho vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Chelsea ku arriti të fitonte dhe Champions League. Po zhvillon një evropian fantastik, është i pazëvendësueshëm në skemat e Mancini. Nuk është Pirlo, por rëndësia e tij është e njëjtë, nëse nuk ke në fushë Jorginho nuk fiton. Është 30 vjeç por vrapon pafund, pas Pedri, është lojtari me më shumë kilometra, 72,3 të përshkruara deri më tani. Jorginho i ka të dyja edhe kokë edhe zemër.

Pse Sterling?

Sulmuesi po zhvillon një evropian fantastik, nëse nuk do të ishin për golat e tij, Anglia do të ishte kthyer me kohë në shtëpi. Nëse “tre luanët” ndodhën në finale, Sterling ka një meritë të padiskutueshme. Nuk ka zhvilluar një sezon brilant me Man.City, shpesh as nuk është aktivizuar, nuk arriti të bënte diferencën as në finalen e Champions League, u dorëzua përballë Chelsea të Jorginho, por ai është një sulmues dhe loja e tij del më shumë në pah, kur bëhet fjalë për “Topin e Artë” dhe Best FIFA sulmuesit janë gjithnjë të avantazhuar. Në këtë garë, Sterling dhe Jorginho kanë disa rivalë, duke nisur nga Messi, Ronaldo, De bruyne, Lewandowski apo Kane, të mos harrojmë as Lukakun, por Jorginho dhe Sterling kanë në dispozicion edhe një finale, finalen e madhe të Wembley që mund të ndryshojë shumë balancat.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top