Rajoni

Ja mënyrat më të thjeshta për të emigruar në Spanjë, lejet e qëndrimit dhe si të punësohesh

Të huajt që nuk janë nga vendet e Bashkimit Evropian, por që dëshirojnë të punojnë në Spanjë duhet të pajisen më parë me lejen e punës, pasi të jenë pajisur me vizë, para se të shkojnë për të punuar në Spanjë. Ata duhet të aplikojnë për vizë në Konsullatën Spanjolle në vendin e tyre.

Nëse aplikanti i huaj është në territorin Spanjoll, për lejen e punës aplikohet në Zyrën e të Huajve (Oficinas de Extranjeros) ose në zyrat e provincave të Ministrisë së Punës (Delegación Provincial del Ministerio de Trabajo),

Nëse aplikanti i huaj nuk është në Spanjë, për lejen e punës aplikohet në zyrën Konsullore në vendin e aplikantit të huaj. Zyrat Provinciale të punës (Direcciones Provinciales de Trabajo, Seguridad Social y Asuntos Sociales) do të vendosin nëse leja e punës do të lëshohet apo jo.

Llojet e lejeve të punës janë të ndryshme:

1) Kur një i huaj është i punësuar:

• Lloji A i lejes së punës: për punë stinore (sezonale) ose me kohë të kufizuar (kohëzgjatja maksimale është 9 muaj, duke përfshirë dhe rinovimin).

• Lloji b fillestar i lejes së punës: për një punë në një profesion specifik, aktivitet dhe zonë gjeografike, për një periudhë maksimale 1 vjeçare.

• Lloji B i rinovuar i lejes së punës: i lëshohet mbajtësve të lejes së punës të llojit b fillestar në kohën e skadimit të saj. Kjo lloj ju lejon të vazhdoni të punoni në profesione dhe aktivitete të ndryshme për një periudhë maksimale 2 vjeçare.

• Lloji C i lejes së punës: i lëshohet mbajtësve të lejes së punës të llojit B të rinovuar në kohën e skadimit të saj. Kjo i jep të drejtë punëtorit të huaj të kryejë veprimtari profesionale në të gjithë territorin e Spanjës.

1) Kur një i huaj është i vetëpunësuar

• Lloji d fillestar i lejes së punës: lëshohet për të ushtruar një aktivitet të caktuar për një periudhë maksimale 1 vjeçare. Autoritetet spanjolle mund ta kufizojnë këtë leje me një zonë gjeografike të caktuar.

• Lloji D i rinovuar i lejes së punës: i lëshohet mbajtësve të lejes së punës të llojit d fillestar në kohën e skadimit të saj. Kjo lloj ju lejon të ushtroni aktivitete të ndryshme profesionale për një periudhë maksimale 2 vjeçare. Autoritetet spanjolle mund ta kufizojnë këtë leje me një zonë gjeografike të caktuar dhe/ose aktivitet të caktuar.

• Lloji E i lejes së punës: i lëshohet mbajtësve të lejes së punës të llojit D të rinovuar në kohën e skadimit të saj. Kjo lloj e lejon punëtorin e huaj të ushtrojë çdo aktivitet profesional në të gjithë territorin e Spanjës për një periudhë maksimale 3 vjeçare.

2) Kur një i huaj është i punësuar ose i vetëpunësuar

• Lloji F i lejes së punës: lëshohet për të ushtruar aktivitet profesional në kufijtë e Spanjës, me kusht që të kthehen çdo ditë brenda kufijve të tyre, ku banojnë. Kjo leje lëshohet për një periudhë maksimale 5 vjeçare. Pas kësaj mund të rinovohet.

• Leje pune e Përhershme: Kjo leje pune i lejon punëtorit të huaj të ushtrojë çdo aktivitet profesional ku ai ka kualifikimin e duhur. Mbajtësit e lejes së punës të llojit C ose E mund të marrin këtë lloj leje pune në kohën e skadimit të saj. Rinovimi i kësaj leje pune është i detyrueshëm çdo 5 vjet.

• Leje pune e Jashtëzakonshme: kjo leje pune u lëshohet shtetasve të huaj nga vendet jo-anëtare të BE-së që kanë ndihmuar në rritjen ekonomike dhe kulturore Spanjolle. Kjo lloj i lejon punëtorët e huaj të ushtrojnë çdo aktivitet profesional në të gjithë territorin e Spanjës ku ai/ajo ka kualifikimin e duhur. Kjo leje pune duhet rinovuar çdo 5 vjet.

Për informacion të mëtejshëm shihni faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale (Ministerio de Trabajo y Asuntos Sociales) http://www.mtas.es/sec_emi/uk/index.htm

Të gjithë formularët mund të merren në faqen e internetit të Sekretariatit të Shtetit për Imigracionin dhe Emigracionin në: http://extranjeros.mtas.es/.

Sistemi i Kujdesit Shëndetësor

Të drejtat për mbrojtjen e shëndetit i kanë të gjithë shtetasit spanjollë dhe të huaj brenda territorit kombëtar Spanjoll, si dhe shtetasit e shteteve jo-anëtare të Bashkimit Evropian të drejtat e të cilëve njihen nga çdo ligj i zbatueshëm, marrëveshje dhe konventa. E drejta për shërbimet sigurohet pasi të keni paraqitur Kartën Personale Shëndetësore të lëshuar nga Departamenti i Shëndetësisë përkatës. Ky dokument identifikon çdo shtetas si përdorues të të gjithë Sistemit Kombëtar. Kujdesi shëndetësor në Spanjë është një përfitim pa kontribut. Ai paguhet nëpërmjet taksave dhe përfshihet në buxhetin e përgjithshëm për çdo Komunitet Autonom. Dy fondet shtesë janë Fondi i Kohezionit i menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve të Konsumatorit dhe Programi i Kursimeve për Paaftësi të Përkohshme. Për informacion të mëtejshëm shihni faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve të Konsumatorit në: http://www.msc.es/en/organizacion/ministerio/home.htm. Vini re se pjesa më e madhe e informacionit në këtë faqe është në gjuhën Spanjolle.

Sistemi i Sigurimeve Shoqërore

Kushtetuta Spanjolle parashikon se autoritetet publike mbajnë një sistem publik të sigurimeve shoqërore për të gjithë qytetarët që do të garantojë asistencë dhe shërbime sociale të cilat janë të mjaftueshme për rastet e nevojshme. Asistenca dhe shërbimet shtesë janë falas. Sistemi Spanjoll i Sigurimeve Shoqërore mbulon të huajt me leje qëndrimi në Spanjë. Mbrojtja gjithashtu i ofrohet edhe familjes së personit të siguruar. Kontributet e Sigurimeve Shoqërore Spanjolle fillojnë ndërkohë që filloni të punoni në Spanjë, jo kur merrni kartën e qëndrimit. Sistemi i Sigurimeve Shoqërore Spanjolle përfshin përfitime për kujdes shëndetësor (sëmundje dhe shtatzëni), dëmtime në punë, papunësi, pensione, paaftësi dhe vdekje. Aplikimet për Numrin e Sigurimeve Shoqërore merren pranë Thesarit Qendror për Sigurimet Shoqërore.

Informacion i mëtejshëm mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale (Ministerio de Trabajo y Asuntos Sociales): http://www.seg-social.es/Internet_6/index.htm. Shënim: pjesa më e madhe e informacionit gjendet në Anglisht; sidoqoftë, disa seksione janë vetëm në gjuhën Spanjolle.

Shërbime Mbështetëse për emigrantët

Sekretariati i Shtetit për Imigracionin dhe Emigracionin (Secretaria de Estado de Inmigración y Emigración): http://extranjeros.mtas.es/.

Komisioni Spanjoll për Refugjatët OJQ (Comisión Española de Ayuda al Refugiado (CEAR) http://www.cear.es/home.php.

Qendra Kërkimore për Paqen OJQ (Centro de Investigación para la Paz(CIP)) http://www.fuhem.es/cip-ecosocial/.

Organizata për luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë, ndihmë ligjore për imigrantët

(Sosrasizmo): www.sosracismo.org Tel: +34 944790310

Bota e Katërt – integrimi i imigrantëve, edukimi dhe të drejtat e njeriut: www.cuartomundo.es Tel: +34 914481445

Asociación Amanecer, R&A de ayuda al imigrante

Almeria: c/Granada, 190 en: Almería 04008 (Almeria) (España) Tel.: 950254453 E-Mail: 

Institucione Qeveritare përgjegjëse për imigracionin

Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës (Ministerio de Asuntos Exteriores y de Cooperación) http://www.maec.es/en/Home/Paginas/HomeEn.aspx.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale (Ministerio de Trabajo y Asuntos Sociales): http://www.seg- social.es/Internet_6/index.htm

Ministria e Brendshme Spanjës (Ministerio del Interior): http://www.mir.es/.Ministria e Shëndetit dhe Çështjeve të Konsumatorit (Ministerio de Sanidad y Consumo): http://www.msc.es/en/organizacion/ministerio/home.htm 

Faqe Interneti për të kërkuar punë:

http://www.eujobster.com/-4_Spain/. http://www.jobtoasterspain.com/. http://spain.jobs.com/. http://www.recruitspain.com/jobsearch.asp. http://www.justspain.org/spain/spain-job-search.asp.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top