Showbiz

Ja çfarë bëri Mevlani me këngën e Ledjanës

Mevlan Shaba, njihet si ish-konkurrenti i Për’puthen 2, por gjithashtu njihet edhe për projektet e tij muzikore.

Gjatë programit ai i bëri një surprizë Ledjanës në takimin e parë duke i kënduar disa vargje.

Ajo pjesë u pëlqye shumë dhe Mevlanit ju kërkua nga ndjekësit të bënte një këngë të plotë, dëshirë e cila iu realizua.

Pas ndarjes, kënga e Ledjanës u fshi nga YouTube dhe Ledjana poston versionin origjinal të kënduar dhe kompozuar nga Petro Xhori.

Por nuk mbeti me kaq!

Mevlani ka përpunuar këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Muzika është po nga Petro Xhori.

Mevlani disa ditë para publikimit shkroi në TikTok: “Në fund vendosëm që ishte një krijim i mrekullueshëm dhe duhet të jetë për çdo femër”.

Kënga u pubikua ditën e djeshme dhe titullohet Bota Ime, duke zëvendësuar kështu emrin e Ledjanës. Videoklipi është shumë romantik dhe pranë një vajze brune.

Petro, krijuesi i muzikës, ka postuar një InstaStory duke shkruar: Vepër arti dhe dedikim vetëm për muzikën.

Mevlani dje ishte i ftuar te emisioni ‘Breaking’ dhe u pyet në lidhje me një përballje me Ledjanen dhe ai u shpreh se është i hapur për çdo përballje, pasi është i pastër dhe nuk ka asgjë që e pengon.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top