Kronikë

Iu gjet drogë në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Fier (Emri)

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar një 30-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Merdanaj, si dhe është sekuestruar një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 30 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top