Forcat operacionale kanë mundur të izolojnë dhe vënë në kontroll vatrën e zjarrit në Mbreshtan të Kolonjës, e cila aktualisht, është e vetmja vatër aktive në juglindje të vendit.

Raportohet se emergjencat civile kanë thënë se zjarri ishte prej tri ditësh aktiv dhe ka prekur 25 ha pyje, në zonën që ndodhet midis fshatrave Mbreshtan dhe Dermar.
Terreni i thyer malor, e bëri të pamundur ndërhyrjen me mjete të zjarrfikësve, ndërsa zjarri u vu në kontroll vetëm me forca njerëzore.
