
Një 65-vjecar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi eshte mbytur ne nje pus. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë.
Burime zyrtare nga policia bene me dije se ka dyshime se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
