Bota

Incidenti në spitalin e Athinës/ I shtruar në spital me COVID-19, pacienti shqiptar i heq prizën e respiratorit, vdes 76-vjeçari grek: Më bezdiste zhurma

Incident i çuditshëm në spitalin Erithros Stavros në Athinë

Një 60-vjeçar shqiptar, pacient në spital i ka hequr prizën e respiratorit një 76-vjeçari grek, i cili kurohej me COVID-19.

Sipas të dhënave, mjekët kanë mbetur të shokuar kur hynë në dhomë dhe gjetën 76-vjeçarin të vdekur. Duke kërkuar shkaqet e vdekjes, zbuluan se ishte hequr priza e respiratorit, çfarë bëri pacienti shqiptar sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme. Mjekët deklaruan se 76-vjeçari sapo kishte kaluar rrezikun dhe ishin mjaft optimistë për ecurinë e tij. Ndërkohë, policia po heton dëshmitë e ngjarjes, ndërsa duket se pacienti shqiptar nuk ka kuptuar çfarë shkaktonte konkretisht heqja nga priza e aparatit që bënte zhurmë, duke shkaktuar një tragjedi pa e kuptuar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top