Kronikë

IKMT nis shembjet e objekteve pa leje nga Ksamili dhe Velipoja, operacioni ‘Bregdeti ynë’

Këtë javë, forcat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e bregedetit,  çdo ndërtim pa leje, siç e kanë vendosur. 

Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit.

Sipas IKMT, operacioni do të nisë “Me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës policie, të cilët me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit).

Pastrimi i gjithë bregdetit do të vijojë më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit . Apeli për shkelësit është i thjeshtë, thekson IKMT: “Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top