Kronikë

I riu godet 20-vjeçarin me shufër hekuri në kokë

Dy të rinj në Delvinë janë përfshirë në një sherr me sende të forta.

Një prej tyre ka goditur me shufër hekuri në kokë një 20 vjeçar. Përmes një njoftimi policia bën me dije se 20-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhunuesi i identifikuar me iniciale XH. D., është arrestuar dhe do të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Nuk dihen ende motivet e këtij incidenti. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të riut që u arrestua.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top