Kronikë

I riu denoncon dhunën, ngjarja pas mesnate në Tiranë, arrestohet edhe i denuari për vjedhje

Një 26-vjeçar në Tiranë ka denoncuar se është dhunuar pak pas mesnate nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko”.

“Më datë 04.06.2021, shtetasi R. F., 26 vjeç, kallëzon se në orën 00:30, në rrugën “Gramoz Pashko”, e kanë goditur me grusht” njoftoi policia.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të autorit, kapjen dhe shoqerimin e tij.Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Damiano (Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top