Kronikë

“I kërkoi 600 euro”, zbardhet plagosja e 23-vjeçarit në Shkodër, shënjestra ishte shoku i tij, ja ç’thotë policia

Policia e Shkodrës ka arrestuar 38-vjeçarin Kujtim Koçeku dhe vëllain e tij, Nikolinin.

Dyshohet se 38-vjeçari dhe i vëllai kanë plagosur me armë zjarri dy ditë më parë 23-vjeçarin Paulin Harusha.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Ndërlysës, ndërsa i riu është qëlluar nga dy vëllezërit teksa ishte duke ecur me makinë.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, Policia ka treguar detaje se si nisi konflikti mes 2 vëllezërve dhe të 23-vjeçarit Harusha.

Sipas uniformave blu, Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit, Gj. K., 28 vjeç, me të cilin kishte pasur konflikt të mëparshëm.

Policia sqaron se pikërisht ky ka qenë dhe objekti i atentatit. Gj. K., ndodhej në vendin e prapmë të makinës së Paulin Harushës gjatë sulmit, ndërsa për pasojë, ka mbetur i plagosur ky i fundit.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 09.08.2021, ku ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Vihet në pranga 38-vjeçari, autor i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu, vihet në pranga edhe vëllai i 38-vjeçarit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Kujtim Koçeku, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi më datë 09.08.2021 ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Nikolin Koçeku, 37 vjeç, vëllai i shtetasit Kujtim Koçeku, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të shtetasit P. H., në momentin kur shtetasi P. H. është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koçeku.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top