Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur

Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!
