Kronikë

I dënuar në Selanik për tentativë vrasje dhe armëmbajtje, kapet 56-vjeçari shqiptar në Kapshticë. I katërti i kërkuar që arrestohet në 3 ditët e fundit

Kapet një tjetër person në kërkim nga pala greke në Kapshticë. Në tentativë për t’u futur në Shqipëri është arrestuar një shqiptar 56 vjeç.

Ai rezulton i dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Selanikut për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në Selanik.

Tre ditët e fundit në pikat kufitare, policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë të kërkuar në Greqi e Gjermani.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top