Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ku ishte dënuar me burg.

Sokol Tatani (Isteri), u arrestua me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj, ku është dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top