Kronikë

I dënuar me 6 vite burg për trafikim lëndësh narkotike në Itali, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili është dënuar në Itali me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firencë në Itali, e cila ka dhënë dënimin me 6 vite burg për Florian Masakun.

Policia e Tiranës ka njoftuar se bashkë me të janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top