Kronikë

I arrestuar në SHBA, i sekuestrohet pasuria në Shqipëri, Ylli Didanit

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1.2 milionë dollarë pasuri në pronësi të shqiptarit Ylli Didani, i arrestuar nga DEA amerikane për trafik ndërkombëtar droge.

“Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Ylli Didani 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga)  në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë” njofton policia.

Ndërkohë, bëhet me dije se janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, konkretisht: Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; një shoqëri sh.p.k dhe 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top