Kronikë

I akuzuar për korrupsion, KLP pezullon nga detyra Prokurorin e Kukësit Edmond Kariqi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka pezulluar nga detyra, me 10 vota pro, prokurorin Edmond Kariqi.

Ky i fundit, me funksion drejtor i komanduar në Prokurorinë e Kukësit, u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsionit.

Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari, shumën e 2 mijë eurove, për të ulur dënimin. Kariqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur.

Ndaj vendimit të KLP-së, Kariqi ka të drejtë të bëjë ankimin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top