Lajme

I 23 në listë/ Fatmir Xhafaj më i votuari në njësinë 10

Kandidati më i votuar në njësinë numër numër 10 është Fatmir Xhafaj me 2795 vota. Xhafaj renditet në vendin e 23-të në listën e Partisë Socialiste për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë vërejmë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në këtë njësi ka marrë 492 vota, ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 81 vota.

Ndërkohë nga Partia Demokratike janë votuar disa kandidatë të tjerë, Agron Shehaj me 525 siç duket me numër më të lartë madje se edhe kryetari, Lulzim Basha ndërsa Jorida Tabaku ka marrë 286 vota, Sali Berisha 238 dhe Albana Vokshi 63.

Ndërkohë vota të pavlefshme janë 120 dhe sipas KQZ votuesit nuk kanë zgjedhur asnjë subjekt.

Rezultatet për kandidatët në njësinë 10

Monika Kryemadhi 81 vota

Lulzim Basha 492

Jorida Tabaku 286

Alfred Rushaj 64

Albana Vokshi 63

Sali Berisha 238

Agron Shehaj 525

Fatmir Xhafaj 2795

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top