Sport

Humbi penalltinë vendimtare, kërcënime të reja për Moratan e Luis Enrique e mbron: “Goditi i dëmtuar”

Gabimi i Moratas nga pika e bardhë kundër Italisë theu ëndrrën e Spanjës për të luajtur finalen e Euro 2020, por Luis Enrique nuk ka asgjë për t’u ankuar ndaj sulmuesit të Juventusit. 

Përkundrazi, ai e mbron atë hapur, duke evidentuar personalitetin e tij dhe lidhjen me fanellën e kombëtares. “Morata ka një problem në aduktor – shpjegoi trajneri iberik -. Ai tregoi personalitetin e tij, përkundër këtij dëmtimi shkoi të godiste një penallti.”

“Ai pati disa përvoja të vështira gjatë turneut, por ishte fantastik – vazhdoi Luis Enrique duke iu referuar kërcënimeve të marra nga lojtari gjatë turneut -. Ai shënoi dhe ishte brilant”. Fjalë të forta dhe të qarta për të pastruar fushën e dyshimeve në lidhje me cilësitë e Moratës dhe për të riafirmuar besimin te sulmuesi i Juventusit në një mënyrë të qartë.

FYERJE NË RRJET PËR MORATAN, GRUAJA E TIJ DENONCON
Fyerje të reja përmes mediave sociale ndaj Alvaro Morata dhe familjes së tij, këtë herë nga Italia, pas gjysmëfinales së djeshme mes Italisë dhe Spanjës në Euro 2020, një ndeshje në të cilën sulmuesi i Juventus shënoi para se të humbte penalltinë që kualifikoi të kaltrit në finale. Për të raportuar faktin është gruaja e futbollistit spanjoll, Alice Campello, e cila ka publikuar në historitë e saj në Instagram, disa nga kërcënimet e marra. “Sinqerisht nuk po vuaj nga asnjë prej këtyre mesazheve, me të vërtetë – shkruajti gruaja e Moratës – madje nuk mendoj se është faktor i “italianëve” por i injorancës. Mendoj se nëse do ti kishte ndodhur një vajze më të brishtë do të kishte qenë një problem. Le të kujtojmë se është një sport për t’u bashkuar e jo për të shfryrë zhgënjimet tuaja. Unë me të vërtetë shpresoj që në të ardhmen të merren masa serioze për këta lloj njerëzish sepse është e turpshme dhe e papranueshme”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top