Kronikë

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në dyqan ku plagosi 5 persona, arrestohet shoferi në Berat (EMRI)

Një drejtues mjeti është arrestuar pasi shkaktoi dje një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave. 

 Ngjarja e rëndë ndodhi dje në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës në Berat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin Ergys Petro, i cili duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top