Politikë

“Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit”, Meta një mesazh në dedikimin prekës të bashkëshortit të artistes: U shndërrua në një model frymëzimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur me një mesazh ngushëllimi vlerësimin e tij për artisten Hueyda El Saied, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 46-vjeçare.

Pas dedikimit prekës të bashkëshortit të artistes, Thierry Grosjean, Presidenti Meta i ka komentuar ngushëllimet për humbjen e parakohshme të njeriut të dashur duke theksuar se Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm.

Mesazhi i Presidentit Meta

Të dashur Gabriel dhe Thierry,
Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.
E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.
Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.
Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!

foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top