Sport

Holanda hap stadiumet për tifozët, rregullat që duhet të ndiqen

Edhe pse ishin të parët që ndërprenë aktivitetet dhe nuk pranuan që të mbyllnin as sezonin deri në fund (dhanë titullin kampion që në mes të sezonit), Holanda duket se është vendi i parë europian, pas Hungarisë, që ka vendosur të hapë nga sezoni i ri stadiumet e futbollit pa kufizime.

Këtë vendim e ka marrë vetë Federata Holandeze e Futbollit, pak orë pas debutimit në Europian të “Tulipanëve”, ndonëse për të hyrë në impiantet e sportit më të bukur në botë do të ketë pa dyshim disa rregulla që tifozët duhet t’i respektojnë.

E para është dokumenti i kryerjes së vaksinës, ndërsa i dyti do të jetë një tampon molekular negativ, i kryer të paktën 40 orë përpara hyrjes në stadium.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top