Sport

Harry Kane kërkon largimin, Tottenham e përfshin në listën e lojtarëve në Conference League

Tottenham arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 në javën e parë të Premier League kundër Manchester City, duke u hakmarrë në një farë mënyrë për të gjithë pakënaqësitë që i ka sjellë tratativa e “qytetarëve” me sulmuesin Harry Kane.

Por si duket, klubi ja ka dalë të bindë sulmuesin të qëndroje teksa trajneri Nuno Santos e ka përfshirë Kane në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Portugalisë për ndeshjes që Tottenham do të luajë të enjten kundër skuadrës portugeze të Ferreriras në kuadër të Conference League.

Një vendim papritur ky nga ana  e klubit londinez i cili ishte afër shitjes së Kane, por tratativa tani ka marrë një rrjedhë tjetër. Çështja Kane është një ndër më të nxehtat e kësaj vere pasi vetë lojtari shprehu dëshirën për tu transferuar drejt Cityt, por vetë klubi hezitoi deri në momentin e fundit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top