Kronikë

“Hajde në hotel ose…”/ Adoleshentja denoncon 19-vjecaren për ngacmim seksual, vajza nga Tirana: Kishim lidhje intime

"Hajde në hotel ose..."/ Adoleshentja denoncon 19-vjecaren

Nje 19 vjeçare nga kryeqyteti është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për kanosje dhe falsifikim të të dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instagramin ajo kërcënoi një vajzë të mitur duke i kërkuar asaj që të lidhej me të.

15 vjeçarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër te cilën e njohu një vit me parë gjatë ndeshjes kombëtare të futbollit per vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qenë e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes në dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënoje.

Sipas materialit hetimor e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me të njëjtin identitet. Por kur ju lut që t’i mbyllte, gjimnazistja tregon në prokurori se personi në anën tjetër ishte një femër si ajo që kërkonte lidhje brenda të njejtës gjini.

“Vajza me emrin A.F propozoi që të qëndrojë një natë me të në hotel në të kundërt ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do t’i shkruante kujtdo që njihja”, referohet e mitura në shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike.

Por ndërkohe 19 vjeçarja e vënë nën hetim ka pretenduar se mes tyre kishte patur një lidhje intime, që sipas saj u mbyll nga gjimnazistja pa i dhëne asnjë shpjegim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top