Bota

Haga do të shqyrtojë me 16 mars padinë e Ukrainës ndaj Rusisë

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka kumtuar se do të gjykojë rreth padisë së Ukrainës ndaj Rusisë me 16 mars.

Në dëgjimin para gjykatës në OKB-së në Hagë është paraqitur delegacioni ukrainas, ndërkohë që para ruse ka vendos të mos marr pjesë në mbledhje.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova më herët ka deklaruar se përfaqësuesit e Moskës nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së, sepse çështja e operacionit special ushtarak është jashtë juridiksionit të saj.

Në padinë e Kievit thuhet se janë gënjeshtra konstatimet e Rusisë se invadimi në Ukrainë është bërë me qëllimin e evitimit të gjenocidit, ndërsa nga gjykatësit kërkohet që Rusisë të i urdhërohet ndalimi i sulmit në Ukrainë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top