Showbiz

Habit çifti VIP: Ne lahemi vetëm kur është e nevojshme…

VIP-at? Ekstarvagantë dhe ekscentrik edhe në rutinën e higjinës.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë folur për zakonat e tyre të higjenës gjatë podcast-it ‘Eksperti i kolltukut’ duke shkaktuar shumë bujë.

Çifti i aktorëve ka pranuar se lahen plotësisht vetëm kur është e nevojshme.

E njejta sjellje është dhe me fëmijët e tyre 6 dhe 4 vjeç.

‘Nëse i shohim se janë të papastër, i lajmë fëmijët.Përndryshe nuk është e nevojshme’ është shprehur Kutcher.

Të dy theksuan se “nuk ka kuptim të përdorësh sapun çdo ditë” dhe aktori shpjegoi se ai lan sqetullat dhe pjesët intime çdo ditë, ndërsa pas palestrës ai hedh vetëm ujë në fytyrë për të hequr djersën.

Me pak fjalë, përdorimi i tepruar i sapunit për çiftin është i ndaluar.

Ndërsa Kunis shtoi se ajo e lan fytyrën dy herë në ditë.

‘Kur isha fëmija nuk kisha ujë të nxehtë, kështu që nuk bëja dush shpesh. Por edhe kur u bëra nënë, kurrë nuk i kam larë foshnjet e mia çdo ditë. As tani që janë fëmijë’ është shprehur Kunis.

Këto deklarata të çifti kanë ndezur menjëherë një seri memesh ironike në rrjete sociale, veçanërisht në lidhje me erën e keqe.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top