Kronikë

Greqi/ Vrau brutalisht me këmbën e karriges një shofer taksie, prangoset shqiptari

Është arrestuar 47 vjeçari shqiptar i cili kishte vrarë në mënyrë brutale, 60 vjeçarin Costas Tsachalou brenda shtëpisë së tij në Kapeleto  brenda shtëpisë së tij në mëngjesin e 27 korrikut.

Sipas mediave greke, 47 vjeçari hyri në shtëpinë e taksistit fatkeq dhe e goditi brutalisht në kokë me këmbën e karriges, duke i çarë kafkën e kokës.

Pas dyshime polica greke kontrolluan shtëpinë e tij dhe gjetën një karrige prej druri ngjyrë kafe të cilës i mungonte një nga dy këmbët e para.

Këmba tjetër të cilën autori e përdori për të vrarë 60 vjeçarin u gjet pranë shtëpisë së viktimës dhe mbi të kishte gjurmë të dukshme gjaku.

Gjithashtu është gjetur dhe motori me të cilin shqiptari kreu krimin.

Gjatë kontrollit fizik në posedim të 47 vjeçarit u gjetën 28 kartmonedha të koleksionuar nga dhramit e vjetra greke, 21 monedha të vjetra të koleksionuar të Gjermanisë, Holandës, Kanadas, Francës, Italisë, 195 euro dhe një celular.

 Kartëmonedhat e dhrahmisë u identifikuan pa rezerva nga një i afërm i viktimës, i cili deklaroi se i përkisnin taksistit 60-vjeçar.

Tashmë ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, grabitje dhe vjedhje.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top