Kronikë

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Gjermani, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen 12 kg kokainë

Një operacion i policisë Gjermane ka goditur një bande shqiptare të trafikut të drogës.

Fillimisht kanë qenë autoritetet franceze ato që kanë dekriptuar programin Encrochat ku komunikonin trafikantët dhe pas 8 muaj hetime policia Gjermane ka ndërhyre në 12 zona të ndryshme të Krefeld dhe në një objekt në Viersen.

Nga 13 të shoqëruar, 6 u arrestuan, kryesisht shqiptare.

Gjithashtu nga ky operacion u sekuestruan 12 kg kokainë me vlerë rreth 600 mije euro dhe 3 kg marijuanë me vlerë rreth 30 mijë euro.

Gjithashtu u sekuestruan 250 mije euro cash, ora e bizhuteri me vlere si dhe monedha floriri.

Po ashtu një shtëpi, nje Mercedes me vlerë 100 mijë euro dhe një Volvo me vlerë 40 mije euro u sekuestruan si asete kriminale.

Ne operacion morën pjese rreth 200 policë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top