Kronikë

Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Krujë e Fushë Krujë, dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Në pranga kanë rënë shtetasit Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, si dhe I. L., banues në Borizanë, Krujë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top