Kronikë

Godet punonjësin e policisë rrugore në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe goditur një punonjës të policisë rrugore. 

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç.

Sipas policisë, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor, ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top