Gjermania e ka ndalur ndihmën për zhvillim të Afganistanit tani për tani, tha ministri përgjegjës të martën. AFP raportoi se: “Bashkëpunimi shtetëror në zhvillim është pezulluar për momentin,” tha Ministri i Zhvillimit Gerd Mueller në një intervistë me gazetën Rheinische Post.

Ne po punojmë me shpejtësi për të evakuuar nga Afganistani ata zyrtarë të zhvillimit lokal dhe punonjës të OJQ -ve që duan të largohen.”
Qeveria gjermane kishte rënë dakord të dërgonte 430 milionë euro (506 milionë dollarë) në Afganistan në vit, duke e bërë atë një nga donatorët më të mëdhenj në vend. Këto para ishin të destinuara për të mbështetur trajnimin e forcave policore lokale dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, si dhe për të çuar përpara të drejtat e grave dhe luftuar korrupsionin.
Duke folur javën e kaluar, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se vendimi nuk ishte “i zbatueshëm” pa mbështetjen e ndihmës ndërkombëtare, raporton AFP. “Ne nuk do t’i dërgojmë një cent tjetër këtij vendi nëse talebanët marrin kontrollin e plotë, vendosin ligjin e Sheriatit dhe e kthejnë atë në një kalifat,” tha Maas.
