Showbiz

‘Gjëra që ta gëzojnë zemrën’, këngëtarja shqiptare surprizohet nga fansi i saj

 Marsela Çibukaj, është një nga artistet më të suksesshme që ka vendi ynë.

Së fundmi, ajo ka treguar se ka marrë një surprizë shumë të këndshme nga një fans i saj.

Zotëria në fjalë i ka dhuruar asaj dhe partnerit të Marselës një tufë me lule për punën e palodhur që ka bërë ndër vite në fushën e artit.

 Ata kanë mësuar se ai është doktor i njohur në Lushnjë dhe Marsela e ka falenderuar publikisht për surprizën.

“Një nga ato gjërat që të gëzojnë zemrën. Isha ulur me Vitmarin në një restorant pak më parë dhe një zotëri shumë fisnik afrohet me një tuf të bukur lulesh, shpreh simpatizimin e tij dhe të familjes së tij ndaj meje dhe muzikës që bashkë me Vitmarin bëjmë. Mund të imagjinoni sa të lumtur më bëri ky xhest. Sa të lumtur ndihemi kur takojmë njerëz që vlerësojnë artin dhe muzikën tonë. Që na kanë ndjekur në live-stream-et tona gjatë karantinës ku mundoheshim të trasmetonim pak pozitivitet në një moment të errët dhe konfuz për të gjithë. Kjo dashuri na bënë të vazhdojmë në rrugën tonë të artit dhe të të bukurës. U njohëm në ato pak sekonda me zotërinë dhe zbuluam që është një nga mjekët më të mirë që kemi nga qyteti i Lushnjes , një doktor art dashës gjithashtu. Faleminderit shumë për këto lule të bukura doktor Zhani”, shkruan Marsela në një postim.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top