Një pushues rus 39 vjeç është gjetur i vdekur në një apartament në Shëngjin të Lezhës. Trupi i tij është gjetur rreth orës 22:40 nga kunati i tij brenda në apartamentin ku banonte.

Dyshohet se ai ka pirë pije alkolike dhe substanca të tjera që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Pas njoftimit të Policisë, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo nga shkaqe të tjera.
Policia e Lezhës njoftoi paraprakisht mbi rastin se “rreth orës 22:40 të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë, në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N,39 vjeç, me shtetesi ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
