Një person është gjetur i vdekur në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj. Policia bën me dije se trupi i pajetë i përket një 55-vjeçari me inicialet P. F., ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat si ai ka ndërruar jetë.

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.
