Një makinë tip “X6” është djegur gjatë natës së mbrëmshme, 24 dhjetor në qytetin e Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Drita.”
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Ende nuk dihet se kujt i përket makina e djegur.
Mat/ informacion paraprak
Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz”, që ishin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
