Showbiz

GIMS për Dhurata Dorën: Jam fans i saj

Artisti i njohur francez, Maitre Gims, këto ditë do të publikojë versionin e ri të albumit “Les Vestihes du Fleau”.

Në këtë album, Gims ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur, ndër to bën pjesë dhe Dhurata Dora.

Në një intervistë së fundmi, këngëtari tha se është fans i Dhurata Dorës dhe e vlerësoi për talentin.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent”, tha ai.

Gjatë intervistës për ‘NRJ Radio’, Gims thotë se kënga “Only You” është ndër të preferuarat e tij.

Bashkëpunimi i Gims me Dhuratën ka arritur mbi 7 milionë klikime në “YouTube” për vetëm pak ditë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top