Showbiz

Gilberta flet për ndarjen nga Iliri: Besoja tek dashuria…

Iliri dhe Gilberta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe lajmin e bëri të ditur vetë Gilberta së fundmi.

“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është.

S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta.

E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruante Gilberta.

Së fundmi ish-konkurrentja ka treguar se gjithçka me Ilirin ka mbaruar pas një mesazhi të saj.

“Edhe unë besoja tek dashuria, por doja që Iliri të ishte më prezent. Pas një mesazhi që i nisa unë, ne nuk folëm”, shprehet Gilberta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top