Para disa kohësh, Ghetto Geasy njoftoi ndjekësit e tij se së shpejti do të të lançonte bashkëpunimin e rradhës me dy emra të tjerë më në zë të muzikës, Ermal Fejzullahun dhe Majk.

Kënga u publikua shumë shpejt pas njoftimit, por fansat mbetën të zhgënjyer.
Ata u shprehën se ajo tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar shpesh-herë, madje thanë se ishin të lodhur duke dëgjuar gjithmonë këngë të njëjta.
Por, mesa duket pavarësisht këtyre komenteve Ghetto nuk ka ndërmend të ndalet, pasi prej disa kohësh shihet shumë i fokusuar në studion e tij muzikore për të përgatitur të tjera hite.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një foto nga studioja dhe mesa duket po përgatit një këngë. “Kush e gjen me kon osht feat?”, shkroi Geasy krahas postimit.

