Georgina Rodriguez duket se i ka shpallur luftë të hapur Karlo Ançelotit.

Partnerja e Kristiano Ronaldos ka filluar të thumbojë teknikun italian që kur ky i fundit përgënjeshtroi interesimin e madrilenëve për portugezin në rrjetet sociale.
Në të gjithë botën, lajmi i ditës ishte padyshim ai i transferimit të Ronaldos te Mançester Junajtid, që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe nga emisioni “El Chiringuito” i cili ishte ai që dha edhe lajmin se Reali kishte tentuar kthimin e Ronaldos.
Dhe pikërisht te ky postim, pak orë pasi u zyrtarizua lajmi për kthimin e portugezit në Angli, ishte Xheorxhina ajo që bëri një tallje epike me Karlo Ançelotin.
“Uroj që të mos dalë Ançeloti që të përgënjeshtrojë këtë gjithashtu”, ishte postimi i modeles poshtë lajmit zyrtar të transferimit, duke marrë pëlqime të shumta nga tifozët e duke u bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

