Sport

Gary Neville injoron Cristiano Ronaldon: “Kthim te United? Më mirë të ketë kujtime të bukura”

Ka një pritshmëri të lartë për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Cristiano Ronaldos. 

Ylli i Juventusit duket se mund ta përfundojë kontratën e tij me bardhezinjtë para datës së duhur. Pavarësisht kualifikimit për edicionin e ardhshëm të Champions League të arritur, fati i CR7 mbetet në dyshim dhe fjalët e tij të publikuara në rrjetet sociale sugjerojnë se mund ti ketë ardhur fundi marrëdhënies së tij me torinezët.

Pak janë skuadrat që mund të përballojnë pesë herë Topin e Artë: Psg, Manchester United dhe Sporting Lisbon duket se janë skuadrat më të interesuara, por në lidhje me kthimin me fanellën e Djajve të Kuq, ka nga ata që nuk janë në favor të lëvizjes. Gary Neville, flamuri historik i shoqërisë angleze, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Tëitter, ka thënë fjalën e tij për kthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos. “A duhet Manchester United të sjellë CR7 përsëri?”, Pyetja e shtruar nga një tifoz ka marrë përgjigjen e thatë nga ish-mbrojtësi: “E adhuroj, por më mirë të kesh kujtime të mira dhe t’i lëmë atje ku janë…”.

Love him but think it’s better to leave the memories where they are https://t.co/hruy5Dy98k

— Gary Neville (@GNev2) May 24, 2021

Në vend të një operacioni merkato që nuk duhet bërë, Neville, mes shumë përgjigjeve të dhëna tifozëve, ka dhënë edhe sugjerimet e tij për ta parë Red Devils sërisht kampion të Anglisë: “Kane, Varane dhe Sancho = titulli”, shkruajti legjenda e Manchester United mbi përforcimet e nevojshme për klubin.

Varane, Kane and Sancho = title https://t.co/KpZ4ydFs8U

— Gary Neville (@GNev2) May 24, 2021

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top