Lajme

Fut dy shqiptarë në bagazhin e makinës, kapet britanikja

Policia kap një 36-vjeçare në Angli e cila ka pranuar se ka tentuar të fusë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dy shtetas shqiptarë.

Jade Wood, ka pranuar se kishte futur në bagazhin e makinës dy shtetasit shqiptarë me synimin për t’i kaluar ilegalisht në Angli.

Sipas DailyMail, përveç 36-vjeçares, në seancën e zhvilluar të hënën në gjykatë u paraqitën edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin qenë në automjet si pasagjerë, por janë shpallur të pafajshëm.

Daily Mail shkruan se ngjarja ka ndodhur, më 13 shkurt të vitit të kaluar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top